Kelmendi: Nuk mund të barazohet çështja e shamisë me martesat e gjinisë së njëjtë

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:37
Kelmendi: Nuk mund të barazohet çështja e shamisë me martesat e gjinisë së njëjtë

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka folur për qëndrimet e tij lidhur me lejimin e martesave të njëjta.

Ai fillimisht i reagoi avokatit Arianit Koci për statusin e tij, duke thënë se duhet të ngritët zëri për mbajtjen e armëve nëpër shkolla dhe përdorimin e narkotikëve.

“Pse nuk e ngrisin zërin për përdorimin e narkotikëve në shkolla apo përdorjen armëve. Kjo është pak paradoksale në profesionin tonë kur persona që nuk kanë kompetenca të merren me disa gjëra flasin kundër mbulesave por që nuk merren me gjëra që po rrezikojnë shtetin tonë”, tha ai.  

Ai tutje tha se nuk mund të barazohet mbajtja e shamisë me lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

“Keni të drejtë. Ngase në asnjë moment nuk mund të barazohet çështja e mbulesës, çështja e cilës do bindje fetare me diçka që është kundër njerëzore. Çështje që del kundër familjes.; martesa e gjinisë së njejte është shkatërruesi kryesor i familjeve, pasi aty ku lejohen martesat mes gjinisë së njëjtë, atëherë nuk ka pasardhës”

“Jetojmë në një vend ku i kemi të garantuar liritë e shprehje. A e rrezikon shamia familjen kosovare apo martesave mes gjinisë së njëjtë. Po flas me argumente. A i dini pasojat e kontaktit seksual mes dy personave të gjinisë së njëjtë dhe pasojat e sëmundjeve”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)