Syla: Europa është anti-amerikane dhe anti-hebreje, andaj nuk e don Kosovën

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 21:56
Syla: Europa është anti-amerikane dhe anti-hebreje, andaj nuk e don Kosovën

Valon Syla ka thënë se arsyeja pse Kosova nuk fitoi liberalizimin e vizave është se europianët nuk i duan shqiptarët.

Sipas Sylës, arsyeja pse Europa nuk e do Kosovën është se ajo është “krijesë e Amerikës”

“Europa është anti-amerikane dhe anti-hebreje, andaj nuk e don Kosovën”, thotë ai

“Kjo është e vërtetë. Është kjo frymë që po rritet në Europë tani dhe ka ekzistuar. Ishin Gjermania që përndjeku herbrenjtë, e dijmë këtë me pikëpamje komuniste ishin”, shton ai.

Tutje ai thotë se Franca nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës po të ishte Macron në pushtet.

“Tani pse nuk po na do Europa. Është për këto arsyet që i përmenda. Ata nuk e duan Kosovën pasi jemi krijesë e amerikanëve. Kishim fatin që në Francë kishte politikanë sikur Sarkozy. Po të ishte Macron nuk na kish njohur Franca. Na kish qit aty edhe far kushti shtesë“, shton ai. 


(Kosova Sot Online)