Fjalimi i Fazliut, tërheqja zvarrë e Selës, Xhaferi vs Gruevski e gjakosja e djeshme, momente nga politika maqedonase

  • G.G /
  • 28 June 2022 - 13:22
Fjalimi i Fazliut, tërheqja zvarrë e Selës, Xhaferi vs Gruevski e gjakosja e djeshme, momente nga politika maqedonase

Skena politike në Maqedoninë e Veriut ndër vite ka ditur të prodhojë herë pas here situata interesante, fjalime që janë bërë virale, por edhe përplasje e dhunë që gati kanë çuar edhe në tragjedi.

Një prej fjalimeve në Kuvendin e Maqedonisë që është bërë viral, e që ka qarkulluar gjithandej nëpër rrjete sociale, është ai Bekim Fazliut, që e kishte mbajtur në vitin 2013. Fazliu në fjalimin e tij s’kishte kursyer as sharjet me nënë, të cilat ia kishte drejtuar edhe lideri të BDI-së, Ali Ahmetit.

Një moment tjetër tronditës në historinë politike të Maqedonisë së Veriut, është futja e protestuesve brenda ndërtesës së Kuvendit maqedonas, derisa kundërshtonin zgjedhjen e një shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Në gjithë atë ngjarje të paprecedent, keq e kishin pësuar Zoran Zaev dhe Ziadin Sela, të cilët edhe ishin gjakosur. Madje Sela kishte rënë pa ndjenja nga dhuna e llahtarshme e shkaktuar nga protestuesit maqedonas në prillin e vitit 2017.

Vetë Sela pas gjithë asaj që kishte ndodhur, kishte thënë se aty “e kishte parë vdekjen me sy”, derisa komentonte pamjet ku shihej se si tërhiqej zvarr pa ndjenja brenda ndërtesës së Kuvendit.

Një moment tjetër i shënuar në Kuvendin e Maqedonisë është përplasja në mes të kreut të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferit, dhe ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Xhaferi dhe Gruevski kanë qenë afër përplasjes fizike, meqë deputetët që kontrollonte Gruevski tentonin të bllokonin seancën ku tentohej të votohej ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.

Në këtë ngjarje të ndodhur në vitin 2018, Xhaferi nuk ndalte punën e tij si kryekuvendar, edhe përkundër se Gruevski tentonte t’ia kapte mikfrofonin e madje në një moment i hedh edhe ujë në dokumentet që kishte përpara.

Skena të ngjajshme sikur tek përplasja Xhaferi-Gruevski janë kthyer edhe dje në Kuvendin e Mqedonisë. Kreu i Komisionit për Cështje Evropiane, Arbër Ademi, që vjen nga partia e Ali Ahmetit, është përplasur me deputetët e VMRO-DMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Ademi madje në reagim e sipër dhe në përplasje me deputetët që tentonin t’ia pengonin mbledhjen, lëndon edhe dorën e cila shihet se i rrjedh gjak.

https://www.facebook.com/watch/?v=617629458435310

(Kosova Sot Online)