Luan Dalipi nuk u rezistoi mëditjeve në SHBA, mori 1600 euro

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 18:14
Luan Dalipi nuk u rezistoi mëditjeve në SHBA, mori 1600 euro

Në faturat që Zyra e Kryeministrit ia ka dhënë për shpenzimet e Kryeministrit Albin Kurti me ekip, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefi i stafit të tij Luan Dalipi, prin me harxhime

Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit, ka harxhuar më së shumti kur e shoqëroi Kurtin për më shumë se dy javë në Amerikë.

Ai ka marrë 1617 euro mëditje gjatë qëndrimit në SHBA, në maj të këtij viti.

Për akomodimin e tij, janë shpenzuar 4770 euro e 97 centë. Këtu përfshihen hotele të ndryshme në disa shtete amerikane.

2984 euro janë deklaruar nga Kryeministri si shpenzime për biletat e udhëtimit të Dalipit. Ndërsa, thuhet se për “shpenzime të tjera” të tij, janë dhënë 108 euro e 22 centë.

Në tabelën e përmbledhur të ZKM-së, nuk përfshihen shpenzimet për dreka, darka e të tjera.

Mëditje ka marrë edhe fotografi i Kurtit. 1963 euro e 50 centë i janë dhënë Patrik Domit, i cili është kujdesur që ta fotografojë Kryeministrin në takimet e komentuara të tij në SHBA.

Domi është i dyti me më së shumti harxhime në udhëtimin e Kryeministrit me ekip, në Amerikë.

(Kosova Sot Online)