Policia e ndali – ai duke ikur prej tyre rrezikoi jetën e policëve

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 10:23
Policia e ndali – ai duke ikur prej tyre rrezikoi jetën e policëve

Një person është arrestuar të martën në Pejë, kjo pasi ka tentuar të ikë nga Policia.

Njësitet policore e ndaluan atë në rrugë.

Ai jo veç që s’i ka zbatuar urdhrat e tyre, por edhe ka tentuar të ikte.

E duke ikur ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë.

Më pas ai është kapur në një parking – sigurisht, është arrestuar, ka njoftuar Policia në raportin njëzetekatër orëve.

U mësua arsyeja se pse personi në fjalë kishe ikur – i është gjetur një armë në çantë bashkë me gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)