Këshilli Prokurorial ka një kërkesë për Avokatin e Popullit

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 11:30
Këshilli Prokurorial ka një kërkesë për Avokatin e Popullit

Avokati i Popullit e ka marrë një kërkesë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK). Kjo kërkesë është për referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli Prokurorial, po ashtu ka njoftuar se komentet e tyre ndërlidhen me evidentimet konkrete të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore që janë bërë me anë të këtij ligji.

Ligji që i referohet KPK-ja është miratuar më 23 qershor 2022, në Kuvendin e Kosovës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dëshmon se mbetet i përkushtuar që kontestimin e këtij ligji ta bëjë vetëm nëpërmjet rrugëve kushtetuese dhe ligjore dhe do të vazhdojë të angazhohet për një sistem prokurorial të pavarur, të paanshëm, transparent dhe çdo herë në zbatim të ligjit” thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)