Lajçak: Në takimin e radhës Kurti-Vuçiq do të diskutohet për Asociacionin

  • E.K /
  • 29 June 2022 - 10:50
Lajçak: Në takimin e radhës Kurti-Vuçiq do të diskutohet për Asociacionin

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se çështja e Asociacionit do të diskutohet në takimin e radhës të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Në pyetjen ai tha se nuk ka propozime në tavolinë nga palët për këtë çështje, siç po kërkon Bashkimi Europian.

“Nuk ka propozim në tavolinë, por kemi pasë diskutime për këtë  çështje me zotëri Bislimi dhe gjithashtu kryeministrin Kurti. Definitivisht do të përmendet në takimin e radhës të udhëheqësve, sepse gjithmonë ngrihet si temë nëpër këto takime”, tha Lajçak në një konferencë për media në Prishtinë.

Lajçak u pyet edhe për qëndrimin e BE-së rreth rezultatit që duhet të prodhojë marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, por ai s’u përgjigj konkretisht nëse duhet të ketë njohje reciproke në fund. Ai tha se duhet një marrëveshje që të jetë e pranueshme për të dyja palët, derisa tha se Bashkimi Europian është aty për të ndihmuar.

(Kosova Sot Online)