Lajçak arrin në veri, takohet me Rakiqin dhe kryetarët e komunave veriore

  • G.G /
  • 29 June 2022 - 12:04
Lajçak arrin në veri, takohet me Rakiqin dhe kryetarët e komunave veriore

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Ai aktualisht ndodhet në takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Takimi po mbahet brenda dyerve të mbyllura për media.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë.

Mësohet se pas kësaj, Lajcak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.

(Kosova Sot Online)