Pronën e njëjtë ua shiti dy familjeve në Viti, arrestohet gjilanasi

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 13:56
Pronën e njëjtë ua shiti dy familjeve në Viti, arrestohet gjilanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se ka mashruar me prona.

I dyshuari është R.S, i moshës 53-vjeçare, shtetas i Kosovës me banim në Gjilan dhe ai dyshohet se në vitin 2008 ia ka shitur disa parcela një familjes nga Vitia.

Sipas policisë, i dyshuari ka arritur që pronën t’ia kalojë në emër të familjes, mirëpo 53-vjeçari dyshohet se në vitin 2021, të njëjtat parcela ia ka shitur një familje tjetër nga Vitia.

Pas kësaj, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Policia ka njoftuar se janë gjetur prova të qëndrueshme materiali se i dyshuari besohet që është i involvuar në mashtrim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Mashtrim”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona

Viti, 30 qershor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin S.R. (1969) shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan i cili dyshohet se në vitin 2008 kishte shitur disa parcela një familje nga Vitia.

I dyshuari kishte arritur që të ua kalojë në emrin e tyre këto parcela kësaj familje.

Në vitin 2021 i njëjti i dyshuar të njëjtat parcela ua kishte shitur një familje tjetër po nga Vitia.

I dyshuari është arritur të lokalizohet nga policia e Kosovës dhe rrjedhimisht të arrestohet , ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku dhe janë gjetur prova të qëndrueshme materiali se i dyshimit besohet të jetë i involvuar në mashtrim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore për veprën penale ,,Mashtrim’’.

Rasti dorëzohet ne PTh Gjilan.

(Kosova Sot Online)