VETTING-u është mjeti i vetëm ligjor, i domosdoshëm për pastrimin dhe reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

VETTING-u është mjeti i vetëm ligjor, i domosdoshëm për pastrimin dhe reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
VETTING-u është mjeti i vetëm ligjor, i domosdoshëm për pastrimin dhe reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 30 June 2022 - 07:41

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Është gjë e kuptueshme se në Republikën e Kosovës kërkohet të zhvillohet një VETTING në sistemin e drejtësisë, përkatësisht në prokurori dhe nëpër gjykata. Dhënia e mendimit pozitiv nga Komisioni i Venecias se në Kosovë lypset të bëhet VETTING-u, në mënyrë që të ndërtohet një shtet i së drejtës, është gjë shumë pozitive dhe i ndihmon shumë organet në përgatitjen e ligjit adekuat dhe të mekanizmave për zbatimin e VETTING-ut.

Në këtë rrugë të vështirë, për zbatimin e VETTING-ut në sistem, por të domosdoshme, kërkohet që Ministria e Drejtësisë të kërkoi ndihmë edhe nga BE, nga shtetet dhe mekanizmat kompetent. Nuk duhet lejuar që vetëm për vetëm të ndërtohet infrastruktura ligjore dhe organet. Kjo formë e punës dështon, sepse interesat janë shumë të mëdha nëpër prokurori dhe në gjykata, për çka edhe dështon VETTING-u. Këtu është e qartë se rezistenca fillon nga Komisioni Prokurorial i Kosovës dhe nga Komisioni Gjyqësor i Kosovës.

Këto dy organe gjinden në vijën e parë ku fillon VETTING-u të zbatohet. Duke i ditur këto është e domosdoshme që VETTING-u të bëhet me përkrahje të faktorit të jashtëm. Me këtë përkrahje dhe angazhim direkt merr përmasa më të sigurta dhe rezistenca nuk do të jetë e lartë nga prokurorët dhe gjyqtarët. Kemi të bëjmë me njerëzit e përgatitur dhe të aftë për çdo punë, gjë që edhe rezistenca për deformimin e VETTING-ut është e madhe.

Nuk ka mekanizëm juridik në Kosovë që nuk do të jetë kundër. Në VETTING ballafaqohen të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, si dhe anëtarët e KPK dhe te KGJK., përkatësisht të gjithë në sistemin e drejtësisë, mundet edhe më gjerë. Kjo e bënë të vështirë implementimin e VETTING-ut në sistem, në gjykata e në prokurori, në tërë sistemin juridik. Mirëpo, mu kjo tregon domosdoshmërinë e VETTING-ut. Pa këtë mjet juridik nuk shërohet sistemi juridik dhe nuk ndërtohet shteti i së drejtës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".