Lajcak takon edhe Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 15:44
Lajcak takon edhe Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike

Emisari i BE-së Lajcak, gjatë vizitës në Beograd ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq.

Lajcak tha se përveç dialogut me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi

“Takova gjithashtu edhe kryetarin e Kuvendit Daciq për ta përditësuar atë me gjendjen e dialogut. Gjatë takimit tonë, diskutuam edhe për situatën e brendshme politike në Serbi”, ka shkruar Lajcak.

Sllovaku gjendet për vizitë tre ditore në Serbi, pasi qëndroi për tre ditë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)