LDK ia “nxin” jetën Kurtit me TVSH, Hoti kërkon të votohet kjo rezolutë

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 16:14
LDK ia “nxin” jetën Kurtit me TVSH, Hoti kërkon të votohet kjo rezolutë

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar një rezolutë për kufizimin e çmimeve që u propozua në Kuvend gjatë debatit të sotëm.

Ai tha se nuk ka asnjë arsye që kjo rezolutë të mos përkrahet.

“Kjo është rezoluta e propozuar në Kuvend nga debati i sotëm për të kufizuar rritjen e çmimeve. Nuk ka asnjë arsye që të mos përkrahet”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“1.Të reduktohet akciza dhe norma e TVSH-së për derivate, për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimiet në tregjet ndërkombëtare. 2. Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në rezolutën e LDK-së.

(Kosova Sot Online)