Qytetari duke shtyrë veturën mes ujit nga stuhia që goditi Prishtinën

  • A.P /
  • 30 June 2022 - 19:45
Qytetari duke shtyrë veturën mes ujit nga stuhia që goditi Prishtinën

Një stuhi me breshër e shi ka goditur sot kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Për pasojë, disa rrugë e lagje janë vërshuar nga ujërat që s’janë përpirë nga rrjeti i drenazhimit e kanalizimit të kryeqytetit.

Një qytetar ka publikuar fotografi  nga stuhia që për disa minuta ia ndryshoi pamjen Prishtinës.

Në pamjet e bëra publike nga Bekim Shehu, shihen rrugët e përmbytura nga uji, përderisa një qytetar shtyn veturën e tij mes ujërave. 

(Kosova Sot Online)