Albulena Haxhiu deputetëve: Ju lutem kalojeni Ligjin për Deklarimin e Pasurisë s’e dalim keq

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 12:28
Albulena Haxhiu deputetëve: Ju lutem kalojeni Ligjin për Deklarimin e Pasurisë s’e dalim keq

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është duke u diskutuar për projektligjin për deklarimin e pasurisë.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar, që mjekët dhe profesorët të largohen nga detyrimi për ta deklaruar pasurinë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nëse këto kategori nuk largohen nga Projektligji, atëherë partia e tij nuk do ta votojë atë.

Në anën tjetër, Ministrja Albulena Haxhiu iu ka bërë thirrjet deputetëve që ta votojnë këtë projektligj, duke thënë se në të kundërtën Kosova del keq në raporte nërkombëtare.

“Propozimi ka qenë që edhe mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë, por deklarimi i tyre të mos jetë publik. Janë profesione të ndjeshme dhe duhet deklarimi i pasurisë së tyre. Kur keni probleme të tilla në projektligje të ndryshme, mund të dalin në votim në Kuvend, por të kritikosh një çështje dhe pastaj të mos e kundërshtosh. Komisioni për Legjislacion i ka bërë publike deklarimet e pasurisë së profesorëve univeristare. Po na merr kohë dhe nuk duhet me qenë kaq joserioz.

Është tallje me Kuvedin dhe qytetarët. Kërkesa për kthim në lexim të tretë ose në Komision është e paqëndrueshme dhe nuk është e arsyeshme. E kemi të rëndësishme më besoni, e kemi të rëndësishme për vendin që ky ligj të kalojë sot. Ju lutemi ta votoni. nëse nuk kalon Kosova pastaj do të dalë keq edhe në raporte të tjera që po përgatiten për vendin”, u shpreh Haxhiu.

(Kosova Sot Online)