Aksident trafiku në Lipjan: Përfshihen dy vetura, njëra prej tyre përfundon në lokalin e një shtëpie

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 17:12
Aksident trafiku në Lipjan: Përfshihen dy vetura, njëra prej tyre përfundon në lokalin e një shtëpie

Gjatë ditë së sotme në Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në njoftimin e PK-së shtohet se njëra nga veturat e përfshira në aksident ka përfunduar në lokalin e një shtëpie.

“Rreth orës 01:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident me ç’rast njëra nga to ka përfunduar në lokalin e një shtëpie skaj rrugës”, ka njoftuar PK-ja.

Tutje, në njoftimin e PK-së thuhet se katër persona janë lënduar të cilët edhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident i cili ka ndodhur rreth orës 01:00”, thuhet më tej në njoftimin e PK-së.

(Kosova Sot Online)