Avioni që u nis për Prishtinë kthehet në Shtutgart pasi pati probleme teknike
Fluturimi Shtutgart – Prishtinë është anuluar. Kosova Sot mëson se avioni që ishte nisur për në Prishtinë është kthyer mbrapsht për shkak të problemeve teknike.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, e ka konfirmuar se fluturimi është anuluar, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Insajderi, ndërkaq, raporton se pasagjerët kanë pasur probleme me frymëmarrje dhe disa ishin alivanosur.
Fluturimi ka pasur të arrijë në Prishtinë, sot në orën 17:00.
(Kosova Sot Online)
