Osmani: Amerika ka qëndruar gjithmonë pranë nesh

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 22:05
Osmani: Amerika ka qëndruar gjithmonë pranë nesh

Në një ambient të ngrohtë e dekorues në Ambasadën Amerikane në Prishtinë u shënua 246-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prezente ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila eka uruar të gjithë popullin amerikan në 246 vjetorin e pavarësisë, posaçërisht ata që shërbejnë në vendin tonë, duke thënë se e di që është vështirë që të mos jenë në vendin e tyre dhe larg njerëzve që duan, por ata duhet ta dinë se Kosova është shtëpia e tyre e dytë.

“Për ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për shumë në mbarë botën është toka e lirisë dhe e mundësive, shtëpia e të lirëve dhe trimave, por është gjithashtu mbrojtësi global i paqes dhe lirisë dhe një vend shprese dhe rehatie për njerëzit anembanë globit që besojnë në të njëjtin vizion për botën tonë dhe për të ardhmen…. sot nuk është vetëm një festë për Shtetet e Bashkuara, është një festë për pavarësinë tonë Kosovën, dhe popullin tonë të pavarur gjithashtu.

Ajo që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë bërë për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën për të ekzistuar, për çdo burrë dhe grua, për çdo fëmijë që e quan Kosovën shtëpi, shkon përtej çdo partneriteti të njohur në botë. Në ditët tona më të mira, dhe në ditët tona më të këqija, Amerika ka qëndruar gjithmonë pranë nesh, dhe ne do të jemi gjithmonë pranë jush “, ka thënë Osmani


(Kosova Sot Online)