Shtetasi arab godet me veturë tri femra në Prizren

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 09:49
Shtetasi arab godet me veturë tri femra në Prizren

Tri femra janë goditur me veturë nga një shtetas arab në Prizren.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Policia bën të ditur se të tri viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

Ato pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)