Eskalon një mosmarrëveshje në Rrugën 'B' në Prishtinë, i dyshuari ia këput rrymën dhe ia ndal ujin viktimës

  • E.K /
  • 02 July 2022 - 10:17
Eskalon një mosmarrëveshje në Rrugën 'B' në Prishtinë, i dyshuari ia këput rrymën dhe ia ndal ujin viktimës

Një mosmarrëveshje në Rrugën “B” në Prishtinë dje ka pasur epilog veprime radikale nga njëri prej të përfshirëve në të.

Policia ka arrestuar një person, për shkak se siç thuhet në raportin 24-orësh, kishte këputur kabllot e rrymës si dhe kishte ndalur ujin në lokalin pronë e ankuesit mashkull kosovar.

Sipas ankuesit ai dhe i dyshuari kishin pas mosmarrëveshje është me herët.

Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. 

(Kosova Sot Online)