Bislimi: Shpresojmë që Finlanda të futet shpejt në NATO, pastaj Kosova

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 10:46
Bislimi: Shpresojmë që Finlanda të futet shpejt në NATO, pastaj Kosova

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në Qeveri delegacionet nga Finlanda dhe Irlanda.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media me mnistren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, Bislimi foli për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Shpresojmë që anëtarësimi i shpejtë i Finlandës në NATO të përfundojë me sukses dhe të pasohet pastaj edhe me anëtarësimin e Kosovës”, tha Bislimi.

Ai tha se Kosova tashmë është dëshmuar si partner serioz ndërkombëtar, sidomos pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Kosova veçse është dëshmuar si partner serioz në promovimin e vlerave të mirëfrillta dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha ai.

Duke folur për Finlandën dhe Irlandës, Bislimi tha se e vlerësojnë lart “mbështetjen e dy vendeve mike për Kosovën” në disa procese integruese si dhe për liberalizimin e vizave.

(Kosova Sot Online)