S’i dha para, djali godet disa herë me thikë nënën! 50 vjeçarja në gjendje kritike, fqinjët: I riu sa u kthye nga Gjermania

  • E.K /
  • 05 July 2022 - 14:13
 S’i dha para, djali godet disa herë me thikë nënën! 50 vjeçarja në gjendje kritike, fqinjët: I riu sa u kthye nga Gjermania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një i ri ka plagosur me thikë nënën e tij. 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij Donika Çobaj sot rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij. Kur ka ndodhur ngjarja djali i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur i ka kërkuar lekë nënës së tij. Donika ka refuzuar dhe nënë e bir fillimisht kanë debatuar me fjalë ndërsa më pas djali ka marrë një thikë dhe e ka goditur .

” Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudio Çobaj, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”

50 vjeçarja ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit. Mësohet se ajo ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit: në qafë, barkë dhe kofshë. Një orë pas ngjarjes së rëndë autori është arrestuar.

“Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme”.

Fqinjët thonë se Drita jetonte me vajzën, pasi bashkëshorti i ka vdekur, ndërkohë djali i saj, Klaudio kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania. Sipas tyre, ai ishte një djali shumë i mirë, ndaj shprehen të habitur për ngjarjen.

“Njerëz më të mirë më të shkëlqyer, djalë më i mirë. Nuk e e kam besuar. Drita jetonte me vajzën, ndërsa ky jetonte në Gjermani. Djalin e kishte kapur Covidi, e kishte kaluar, por kishte një kollë. Mbase e ka pasur edhe nga Covidi. Ishte familja më e mirë dhe më e qetë. Unë isha në spital, nuk po e besoja. U çmenda me veten time. Asaj i ka vdekur edhe burri”.

“Shumë njerëz të mirë. Ai cuni, nuk e di të vriste zoti për të. Ishte shumë i urtë”, tha një tjetër fqinje.

(Kosova Sot Online)