Me konsensus politik për votimin dhe zbatimin e ligjit Vetting kundër krimit në sistemin e drejtësisë

Me konsensus politik për votimin dhe zbatimin e ligjit Vetting kundër krimit në sistemin e drejtësisë

Hajrullah Tërnava

  • 05 July 2022 - 07:34

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Ligji i Vettingut është një e mirë që po vjen për Kosovën, sepse me këtë ligj që do të jetësohet në të ardhmen, mundësohet që institucionet e Kosovës të spastrohen nga të këqijat e bëra me dekada ndaj këtij vendi, nga ata individ që kanë qenë të inkriminuar dhe kanë punuar vetëm për të përfituar vetë, me veprat e tyre kriminale që nga çlirimi e këndej deri me këtë kohë, prandaj me që ky ligj është pritur i me padurim që të miratohet, pa vonesë duhet të kalon dhe të futet në zbatim.

Ligji i Vettingut si proces duhet të jetësohet në të gjitha institucionet e shtetit, dhe këtij spastrimi duhen ti gëzohen si pozita njashtu edhe opozita sepse kjo është për të mirën e vendit tonë. Marrë në përgjithësi edhe këto takimet e paralajmëruara të Ministrisë së Drejtësisë dhe kryeministrit Kurti, me subjektet politike të opozitës do të jenë vendimtar për arritjen e konsensusit politik, të sigurimit të votave në kuvend, me rastin e procedimit për votim të Ligjit të Vettingut. Në parim, gjatë fushatës elektorale, të gjitha partitë politike e kanë premtuar dhe janë zotuar për Vettingun si qelës i zhvillimit të reformës në sistemit në drejtësi, ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies.

Brenda kësaj jave është paralajmëruar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu t’ju dërgojnë ftesa liderëve të partive opozitare për takim në të cilin temë diskutimi do të jetë procesi i Vettingut. Përpjekja për këto takime do të jetë që ato të zhvillohen pa filluar muaji i ardhshëm, korrik, ku së pari duhet të ketë takime veç e veç me përfaqësuesit dhe më pas edhe me secilin grup parlamentar.

Për këtë proces të cilin si qeveri e kishin planifikuar të zhvillohet në të gjithë sistemin e drejtësisë, por Komisioni i Venecias më pas rekomandoi që të bëhet Vetting vetëm për krerët e KPK-së, KGJK-së dhe kryeprokurorë dhe kryetarë të gjykatave, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se diku ka prilli i vitit 2023 do të nisë punën mekanizmi kalimtar për procesin e Vettingut. Ndryshe, opinionet e Komisionit të Venecias për Vettingun bashkë me Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë publikuar në fillim të javës së kaluar, kurse Qeveria është zotuar për të punuar me dinamikë të përshpejtuar drejtë finalizimit, miratimit në Kuvend, marrjes së opinionit të Gjykatës Kushtetuese dhe fillimin e zbatimit. Me këto ligje që do të miratohen tani Kosova do të jetë më e pasur në luftimin e krimeve në përgjithësi, prandaj si pozita si opozita duhen të bashkohen dhe ta japin kontributin e tyre për miratimin e këtyre ligjeve sepse kjo është një e mirë e madhe për vendin tonë dhe popullin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".