Tundohet edhe Xhevdet Pozhari, del me një analizë për veshjen e diplomates greke në BIK

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 16:33
Tundohet edhe Xhevdet Pozhari, del me një analizë për veshjen e diplomates greke në BIK

Xhevdet Pozhari, ka thënë se përfaqësuesja e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali , e ka “fyer” institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), duke shkuar me fustan të shkurtër në vizitë.

“Kjo diplomatja e Athinës e paska fyer institucionin e BIK-ut me veshjen e saj. Kur shkon për vizitë në një institucion fetar ku janë të përcaktuara qartë rregullat, ekzagjerimi me veshje është i tepërt”, ka shkruar Pozhari në Facebook.

Të martën, drejtuesja e zyrës ndërlidhëse së Athinës në Kosovë është takuar me myftiun Naim Tërnava.

BIK-u e kishte publikuar fotografinëe plotë, por më pas e kishte prerëatë për shkak të veshjes së grekes. 

(Kosova Sot Online)