Vdes mjeku Mentor Salihi

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 20:03
Vdes mjeku Mentor Salihi

Si pasojë e lëndimeve të marra, sot ka ndërruar jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor në Gjakovë.

Në të njëjtin askident, i vdekur kishte mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.

Njëri prej të afërmve të tij ka shkruar se “mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim”

Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në lagjen Dardania (Piskotë), mes autoambulancës dhe një veture te tipit Golf.

Në mjetin e ambulancesn kanë qenë vozitësi Skofiar Gjini, i cili ka ndërruar jetë, doktori Mentor Salihu, infermieri Faton Brahimaj  dhe pacienti Zef Dula. 

(Kosova Sot Online)