Tubime kundër propozimit francez, protestuesit në Shkup thyejnë xhamat e MPJ-së

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 21:35
Tubime kundër propozimit francez, protestuesit në Shkup thyejnë xhamat e MPJ-së

Protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez.

Protesta, e cila ka filluar para objektit të qeverisë, ka vazhduar më pas tek MPJ, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e përparmë të ministrisë.

Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që “ta mësoj historinë”.

Në pankartat e protestuesve emri i Bujar Osmanit, ishte deformuar në Bugar Osmani.

(Kosova Sot Online)