
Syla thotë se Haliti nuk bëri gafë kur tha “krejt i kemi nga dy-tri milionë”

Valon Syla ka komentuar deklaratën e politikanit Xhavit Haliti të bërë disa vite më parë në një emisionin ku thotë se “të gjithë i kemi nga dy-tri milionë. Edhe ti i ki”
Syla thotë se kjo nuk ishte gafë. Ai shton se këtë deklaratë, Haliti e ka pasur për intervistuesin gazetarin Adriatik Kelmendi.
“Do të thotë. Nuk është gafë. Kjo është deklaratë. E pyt për miliona dhe i thotë edhe ti i ki. Qysh i ka, mundet me ditë me mirë zotëri Haliti, por flitet se disa prona janë të privatizuara në Pejë atje nga familjarët e Kelmendit”, thotë Syla.
Edhe Latifi shton se deklarata e Halitit ka pasur të vërteta.
(Kosova Sot Online)
“Nëse shohim deklarimet e pasurisë nga politikanët, atëherë del se ka të drejtë”, shtoi ai.