
Lexoni edhe:
Rekord i ditëve të fundit i rasteve me Covid-19 në Kosovë, del raporti
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një konferencë për media ka folur për raportin për Kosovën. Ajo ka thënë se në raport kanë përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës por jo edhe aplikimin për anëtarësim në BE.
“Ne kemi përfshirë edhe përkrahjen e plotë për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ne bëjmë dallim për aplikimin për statusin e kandidatit në BE ku ne thamë se s’është koha e duhur shkaku i shteteve mosnjohëse. Pika tjetër ku kemi kritika është ku strategjia për energjinë, ku na duhet bashkëpunim më i mirë me shoqërinë civile. Energjia në Kosovë prodhohet nga qymyri”, tha Von Cramon.
Rekord i ditëve të fundit i rasteve me Covid-19 në Kosovë, del raportiLexoni edhe:
Ajo tutje tha se kanë ripërsëritur nevojën që Kosovës t’i liberalizohen vizat.
“Një tjetër pikë e rëndësishme është liberalizimi i vizave, ku ne sërish kemi theksuar nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë dhe procesi është bllokuar në Këshillin e BE-së dhe këtë e kemi adresuar te qeveritë e Francës dhe Holandës”, tha Von Cramon.
(Kosova Sot Online)