Drejtori Mehmeti takim me zëvendësdrejtorin e Policisë së Italisë Rizzi

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 16:21
Drejtori Mehmeti takim me zëvendësdrejtorin e Policisë së Italisë Rizzi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar Zëvendësdrejtorin e Policisë së Italisë Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij.

Siç njofton PK, qëllimi i këtij takimi ishte i karakterit bashkëpunues në mes të dy organizatave policore, e në veçanti në krijimin e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes së bashkëpunimit policor, përfshirë edhe bashkëpunimin operacional dhe strategjik me projektin IPA 2019 ” Luftimi i Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor”.

“Takimi rezultoi me gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellët në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)