'Rama mbron sërish Serbinë', mediat në Beograd jehonë deklaratës së kryeministrit

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 22:24
'Rama mbron sërish Serbinë', mediat në Beograd jehonë deklaratës së kryeministrit

Mediat serbe i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për gazetën holandeze “Volkskrant”.

Mediat shkruajnë se kryeministri shqiptar mbrojti sërish Serbinë.

Kërkoi që BE të jetë e kujdesshme dhe të mos kërkojë nga Beogradi diçka që nuk mund ta përmbushë në raport me Rusinë.

“Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por ka votuar tre herë kundër pushtimit rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Megjithatë, Ballkani mbetet një rreth i pambrojtur. Lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet lehtësisht dhe madje të çojë në një konflikt të hapur – tha Rama. 

(Kosova Sot Online)