Haxhiu thotë se janë të pakorruptuar, Miftaraj ia përmend Martin Berishajn

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 22:52
Haxhiu thotë se janë të pakorruptuar, Miftaraj ia përmend Martin Berishajn

Ministrja Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria Kurti është e pakorruptuar.

Ehat Miftaraj, duke e ka pyetur se a është e sigurt dhe ia ka përmendur rastin e Martin Berishajt e disa të tjerëve.

‘’A jeni e sigurt. Shumë e sigurt? Kemi Martin Berishajn psh. Kemi rastin e fundit që është arrestuar zyrtari i Vetëvendosjes, prandaj këtë s’duhet thënë me absolut’’, tha Miftaraj 

’Zyrtari që po e përmend është në qeveri a?’’, pyeti Haxhiu

‘’Martin Berishaj a është në qeveri, a është ambasador. Mimoza Kusari a është me aktakuzë për korrupsion.’’, ia ktheu Miftaraj.

‘’E kemi Agjencionin Kundër Korrupsionit. S’jam unë agjencioni’’, tha Haxhiu.

(Kosova Sot Online)