U hodh nga kati i katërt i banesës, Kastriot Myftaraj vuante nga një sëmundje e rëndë

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 16:05
U hodh nga kati i katërt i banesës, Kastriot Myftaraj vuante nga një sëmundje e rëndë

Analisti Kastriot Myftaraj i cili i dha fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mësohet se Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, rreth orës 12: 30 në lagjen Ali Demi.

Kanë qenë forcat e policisë ato që pasi kanë shkuar në banesë i kanë dhënë lajmin e hidhur. Dyshohet se Myftaraj është hedhur nga dhoma e tij pasi dritarja ka qenë e hapur.

(Kosova Sot Online)