Kuvendi miraton protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës, vendimi përshëndetet nga ambasadorja suedeze

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 19:18
Kuvendi miraton protokollet e NATO-s për aderimin e Suedisë dhe Finlandës, vendimi përshëndetet nga ambasadorja suedeze

Si një vend anëtar i NATO-s edhe Shqipëria ka pranuar dhe ka dhënë “ok” anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë me procedurë të përshpejtuar në aleancë.

Vendimi i parlamentit është pritur me duartrokitje nga deputetët në sallë.

E pranishme në Kuvend ishte dhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad e cila e priti vendimin me dorë në zemër dhe duke iu përulur deputetëve.

Sot në Kuvend 114 deputetë kanë votuar pro dhe asnjë kundër.

(Kosova Sot Online)