Zyrtari i NATO’s: S’ka rrezik për eskalim në Veri, FSK atje veç në konsultim me KFOR’in

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 20:24
Zyrtari i NATO’s: S’ka rrezik për eskalim në Veri, FSK atje veç në konsultim me KFOR’in

Zyrtari i lartë i NATO-s, Mircea Geoana, ka qëndruar për një vizitë në Kosovë dhe është takuar edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën ka biseduar rreth anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.

Në një intervistë që ka dhënë Geoana për portalin KoSSev, ka thënë se nuk sheh mundësi që situata në Veri të eskalojë në aspektin e sigurisë si dhe ka thënë FSK mund të shkojë në atë pjesë të Kosovës, vetëm në konsultim me KFOR-in.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana ka deklaruar se e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë është dialogu dhe kompromisi dhe se NATO e mbështet plotësisht. Ai ka përsëritur se FSK mund të shkojë në veri vetëm me marrëveshje me komandantin e KFOR-it, duke përsëritur se KFOR-i po zbaton mandatin e marrë në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  

Ai thotë se situata është e brishtë por stabile dhe se NATO nuk sheh asnjë shenjë rreziku që ajo mund të përshkallëzohet.

(Kosova Sot Online)