Ky do të jetë moti në ditën e Bajramit

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 11:48
Ky do të jetë moti në ditën e Bajramit

Sot në Kosovë pritet të ketë shtim gradual të vranësirave dhe ulje të temperaturave. Pasdite pritet të fillojnë edhe reshjet e shiut të cilat në jug, jugperëndim, juglindje të vendit mund të jenë të dendura herë pas here. Lokalisht edhe në vise tjera priten reshje të dendura shiu. Vende-vende mund të ketë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Erërat veriore do të kushtëzojnë ulje të ndjeshme të temperaturave.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokalisht të fuqishme priten kryesisht në pjesët qendrore, perëndimore dhe jugore-juglindore të vendit. Rrebeshe mjaft të fuqishme shiu nesër priten edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Reshjet e herëpashershme të shiut në Kosovë do të vazhdojnë lokalisht edhe gjatë natës, mëngjesit dhe ditës së shtunë.

Të shtunën në tërë rajonin na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Në bregdet priten intervale të gjata kohore me diell.

Nga e diela stabilizim gradual i motit, por mbetet freskët. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale./MeteoBallkan.

(Kosova Sot Online)