Moti sot pritet të jetë kryesisht me diell

  • A.P /
  • 20 June 2026 - 07:15
Moti sot pritet të jetë kryesisht me diell

Gjatë së shtunës moti do të jetë i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 21°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 29°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)