Aksident me të lënduar në Gllarevë të Klinës

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 12:41
Aksident me të lënduar në Gllarevë të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Njoftimet e para bëjnë me dije se disa pasagjerë, në njërën nga veturat, kanë pësuar lëndime trupore.

Aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, gjithashtu.

(Kosova Sot Online)