Qytetari nga Kosova me veprimin e pazakontë: Ja si i nderon miqtë e tij nga Luksemburgu

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 16:50
Qytetari nga Kosova me veprimin e pazakontë: Ja si i nderon miqtë e tij nga Luksemburgu

Një qytetar i Vushtrrisë, deshi t'i nderoj miqtë e tij nga Luksemburgu me një veprim të pazakontë, duke ngjyrosur trotuarin e rrugës afër shtëpisë së tij.

Prandaj lidhur më këtë ngjarje ka reaguar edhe Komuna.

"Njoftojmë opinionin publik se, sot, në rrugën "Lidhja e Lezhës" në Vushtrri, një qytetar me inicialet F.D. (1934), në mënyrë të paautorizuar ka bërë ngjyrosjen e trotuareve me ngjyrat: e kuqe, e bardhë dhe e kaltër, para shtëpisë së tij. Sipas deklaratës së personit që ka kryer këtë veprim, ai e ke bërë këtë veprim në shenjë nderimi të disa miqve të tij nga Luksemburgu, dhe qëllimi i tij ka qenë që t'i nderojë miqtë nga Luksemburgu me këtë veprim. 
Nga ana e institucioneve shtetërore, palës i është dhënë afat prej 24 orësh që ngjyrat t'i ndërrojë, ndërkaq procedura ligjore ndaj tij do të iniciohet sipas ligjit. 
Komuna e Vushtrrisë nuk do të lejojë degradimin e asnjë hapësire publike, dhe ndaj personave që bëjnë shkelje të tilla do të ndërmerren masa ligjore.", theksohet mes tjerash në njoftim.

(Kosova Sot Online)