
Hyseni: Ndonjëherë, në kohë të lirë kur pinim kafe me Rugovën, kemi folur për Qosjen

Ish-ministri i punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka komentuar rivalitetin politik që kishte ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, me Rexhep Qosjen.
Hyseni thotë se Rugova as nëpër kafene nuk ka pasur dwshirw t;i përmend kundërshtarët politikë, teksa thotë se për Qosjen se “është e lehtë të flasësh nga tribunat”
“E kam parë vetëm në një drejtim. Qosja duke folur në drejtim të Rugovës, e asnjëherë nga Rugova drejt Qosjes. Ndonjwherw në kafe kemi folur me të. Unë besoj se Ibrahim Rugova ka pasur objektiva të përcaktuara qartë, të cilat me të gjitha fuqitë është munduar t’i mbërrijë. Nuk ka pasur mundësi që të merret me foljet e përfoljet që njerëzit që shikojnë nga tribunat kanë mundur t’i bëjnë. Unë shpesh them se është lehtë të flasësh nga tribunat kur dikush tjetër luan atje në fushë. Rugova ishte në fushë. Është lehtë të flasësh nga tribunat”, tha ai.
Tutje ai thotë i vjen keq për qasjen e tij ndaj Rugovës.
“Unë mendoj se ka qenë më shumë rivalitet, mbase edhe letrar, por pastaj politik shumë i thellë nga ana e Qosjes. Të ju them të drejtën nuk jam ndier mirë asnjëherë. Unë nuk them tani se Qosja duhet të hidhet, mirëpo më vie keq prej Qosjes. Qasjen e ka pasur vazhdimisht të gabuar dhe vazhdon ta ketë”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online)