Lexoni edhe:
Për 6 muaj 699 mungesa të deputetëve që bllokuan procesin ligjvënës
Mbrëmë në një emision, i ftuar ka qenë anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni. Ndër të tjerash, Hyseni foli edhe për deklaratat e Adnan Merovcit për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Hyseni tha se Merovci është një nga njerëzit që përpiqet t’ia qëllojë kur flet për Rugovën, por çka thotë vetë Merovci?
“Unë preferoj fort që të mos merrem këtë emrin që ju e përmendet. Sepse mbase edhe ai hyn në mesin e atyre që shpesh herë flasin duke u përpjekur të ia qëllojnë”, tha Skënder Hyseni mbrëmë, duke iu referuar Merovcit.
Për 6 muaj 699 mungesa të deputetëve që bllokuan procesin ligjvënësLexoni edhe:
Media sot ka kontaktuar me shefin e protokollit të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, për ta pyetur se cili është komenti i tij karshi deklaratës së Hysenit, por ai tha se nuk do të përgjigjet me shkrim.
“Nuk dua të flas për portale, flas kur të më ftoni në emision, aty do të përgjigjem për atë deklaratë”, tha shkurt Merovci, duke kërkuar falje për refuzimin.
Hyseni, të shtunën (9 korrik), përmes një statusi në Facebook kërkoi nga ‘kundërshtarët e Rugovës’ që të heshtin, duke thënë se do t’i denoncojë me fakte.
Ai u shpreh i indinjuar pas deklarimeve të eksponentëve të ndryshëm për qëndrimet e presidentit Ibrahim Rugova për hapjen e frontit të jugut e Rambujes.
“Dhe më vonë pas vdekjes së Rugovës, rreth dialogut me Serbinë, heshtinin. si strucat në takimet me partnerët strategjik në prag të votimit të rezolutës së OKB-së për dialogun në New York. Ndësrsa, sot deklarohen, në darka të ndryshme, se gjoja ishin kundër dialogut!!! Jo, këta heshtnin, nuk ishin kundër”, shkroi Hyseni.
(Kosova Sot Online)