Për 6 muaj 699 mungesa të deputetëve që bllokuan procesin ligjvënës

Për 6 muaj 699 mungesa të deputetëve që bllokuan procesin ligjvënës

Hajrullah Tërnava

  • 12 July 2022 - 07:32

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Situata e re politike e cila është krijuar në Kosovë, e ku parti në pushtet është LVV dhe qeverisë me mbi mbi 50% të votave të fituara, për ta drejtuar shtetin me mandat për katër vite, ky është shkaku i shumë pengesave që po i bëhen edhe nga ana e opozitës. Bllokimet po ndodhin ne Kuvend aty kur vendime të shumëta e të rëndësishme duhet të votohen me shumicë absolute, me 2/3 e votave.

-Kjo bllokadë destruktive në punën e legjislativit po shpërfaqet sidomos me rastin e votimit të marrëveshjeve të rëndësishme financiare ndërkombëtare të cilat nuk mundë të kalohen pa votën e opozitës. Kjo situatë e tille është shqetësuese dhe është evidentuar edhe nga raporti i fundit vlerësues i KDI-s për 6 mujorin e kaluar të Kuvendit të Kosovës, i cili jep notë tepër negative për shkak të alarmit të ngritur lidhur me mungesat e kuorumit në Kuvend që po e pengon mbarëvajtjen e punimeve dhe përmbushjen e agjendës legjislative.

Në vlerësimin që e ka bërë vlerësimin e punës së Kuvendit të Kosovës për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror 2022, periudhë kjo e karakterizuar me mungesë të theksuar të kuorumit në punimet plenare. Sipas një njoftimi për media nga KDI, thuhet se mungesa e kuorumit në punimet plenare gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë shumë e shpeshtë. Sipas IKD-s, në shumicën prej seancave, shumica parlamentare nuk ka arritur të siguroj numrin e nevojshëm të deputetëve për të shtyrë përpara iniciativat e saj duke shkaktuar zvarritjen e tyre. Sipas të dhënave të siguruara nga Kuvendi, deri në fund të muajit qershor, deputetët kanë munguar plot 699 herë. Nëse kalkulohet mesatarja e mungesave të deputetëve për secilën seancë, i bie që mesatarisht kanë munguar deri në 16 deputetë.

Po të analizohen të dhënat për pjesëmarrje tek seancat që kanë dështuar për mungesë të kuorumit, del që në secilën prej atyre seancave, të nënshkruar kanë qenë mbi 90 deputetë. Kjo vetëm se e shpërfaqë problemin, të tash e disa legjislaturave të Kuvendit, të mungesës së përgjegjësisë individuale të deputetëve karshi obligimeve që ata i kanë si përfaqësues të qytetarëve, që nënshkruhen në listat e pjesëmarrjes por që nuk qëndrojnë në seancë gjatë dhe deri në përfundim të saj, thuhet në njoftim. Opozita në disa raste ka treguar një rol konstruktiv duke marrë pjesë në votimin e çështjeve që kërkojnë 2/3 e votave siç është rasti i marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat shumica parlamentare nuk mund t’i kalojë e vetme, edhe pse, në disa raste, opozita e ka kushtëzuar votën e saj për votimin e marrëveshjeve të caktuara, në këmbim të plotësimit të kërkesave të tyre siç ishte rasti me formimin e komisionit hetimor për energjinë. Një faktor tjetër që ka shkaktuar mungesën e kuorumit në punime plenare, janë udhëtimet jashtë vendit të deputetëve.

Ndonëse udhëtimet bëhen në funksion të zhvillimit të diplomacisë parlamentare, në shumicën e rasteve ato zhvillohen pa një agjendë të qartë dhe me mungesë informatash se çfarë kanë prodhuar ato udhëtime. Sa i përket agjendës legjislative, KDI ka bërë të ditur se numri i projektligjeve në procedurë në Kuvend për këto gjashtë muajt e parë të këtij viti është 108, prej të cilave deri tani janë miratuar vetëm 43 apo shprehur në përqindje 39% e atyre që janë në procedurë. Duke e marre parasyesh keto fakte te miratimeve te procedurave ne numer aq te vogel sikur qe e shohim mes statistikave, kjo është sjellje e pa përgjegjshme e deputetëve të zgjedhur pasojë e tolerimit të teprur dhe anashkalimit të masave ndëshkuese finaciare që i parasheh edhe vetë Rregullorja e punës, një minikushtetut e Kuvendit të Republikës.

Sikur të përkushtoheshin të gjithë deputetët që ta japin kontributin e tyre në mënyra permanente, pavarësisht pozitë e opozite, është e kuptueshme se situata legjislative do të ishte shumë më e avansuar dhe të arriturat në përgjithësi për popullatën tonë dhe Kosovën, do të ishin shumë më të avansuara, por jo me kushtizime si deri më tani që po i bënë opozita për qellimet e saja të paarësyeshme që e kanë të vetmin qëllim ngadalësimin e procedurave të rrjedhave ligjore, si vendore njashtu edhe ndërkombëtare e që i tërë ky neglizhim i opozitës i shkon në dëm interesit të popullit të Kosovës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".