Moti për nesër dhe pasnesër në Kosovë

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 14:56
Moti për nesër dhe pasnesër në Kosovë

Të mërkurën dhe të enjten në Kosovë do të mbajë mot i freskët.

Kështu ka njoftuar të martën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos e vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut”, thuhet në njoftim.

E temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë celsius. 

(Kosova Sot Online)