Pasurinë e luajtshme apo të paluajtshme të përfituar në kundërshtim me ligjin, e konfiskojnë vetëm gjykatat me aktgjykim të formës së prerë

Pasurinë e luajtshme apo të paluajtshme të përfituar në kundërshtim me ligjin,  e konfiskojnë vetëm gjykatat me aktgjykim të formës së prerë
Pasurinë e luajtshme apo të paluajtshme të përfituar në kundërshtim me ligjin,  e konfiskojnë vetëm gjykatat me aktgjykim të formës së prerë

Muhamet Kelmendi

  • 12 July 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Çështja e ndërtimit juridik të Byros Shtetërore të verifikimit dhe të konfiskimit të pasurisë së pa justifikueshme është kritikuar me të drejtë nga Komisioni i Venecias dhe si i tillë, ky projekt, nuk duhet kurrsesi të bëhet ligj.

-Është një çështje e rëndë që ky ligj të futet në fuqi. Nuk ka raste në botë, fjala është për shtetet demokratike, që gjindet në fuqi një ligj i tillë. Kam mendim se ka shumë baza të dyshimta dhe shumë jo ligjore, në kuptimin e shtetit juridik, që e bëjnë të pa kapshëm këtë projekt të Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Konkretisht:

1. Ligji i i jep të drejtë organeve administative jo vetëm që të verifikojnë pasurinë e pa justifikueshme, por edhe të bëjnë konfiskimin e pasurisë së tillë.

2. Me formën e tillë i jepet administratës fushë kompetenca që është kryesisht e gjykatave në vend.

3. Gjykatat paraqiten me këtë ligj si organe të duplifikuara dhe shpesh herë të dorës së dytë, gjë që shteti i së drejtës nuk e lejon.

4. Kurrsesi nuk bëhet që çështja e pasurisë së luajtshme a të paluajtshme të konfiskohet jashtë procedures ligjore të gjykatave.

5. Administratës mund t'i ipen kompetenca verifikuese dhe procedura për konfiskim të pasurisë të kaloj te gjykatat kompetente.

Janë këto vetëm disa çështje shumë domethënëse që këtë projekt e kundërshtojnë. Zaten edhe vetë emri i projektit: " verifikimi dhe konfiskimi i pasurise" tregon një kundërshtim të ashpër me kompetencat e gjykatës. Vërehet se me këtë konfiskohet pasuria dhe gjykata mbetet të veproj vetëm atëherë kur palët interesohen. Kemi kështu një duplifikim të kompetencave dhe një centralizim i pushtetit autorirativ në fushën pronësore e juridike, në kundërshtim me ligjet që në Kosovë janë në fuqi. Nuk lejohet askund në demokracitë moderne, qoftë në UE, qoftë përtej oqeanit, që organet administrative të konfiskojne pasuri të lujatshme a të paluajtshme. Kjo është çështje e gjykatave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".