Përfundon mbledhja me drejtorët e spitaleve, Krasniqi: SHSKUK është e përgatitur për fluks të madh të pacientëve

  • G.G /
  • 13 July 2022 - 11:24
Përfundon mbledhja me drejtorët e spitaleve, Krasniqi: SHSKUK është e përgatitur për fluks të madh të pacientëve

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, sot ka mbajtur takim me drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus.

Pas takimit, Krasniqi tha se ishte një takim i zakonshëm, por që me rritjen e rasteve me COVID-19 duhet të jenë të përgatitur.

“Normalisht me rritjen e rasteve me tendencën e përkeqësimit të situatës duhet të jemi të përgatitur për fluks të madh të pacientëve. Numri në spitale tona sillet te 40”, tha ai.

Drejtori i SHKUK tha se në QKUK ka mungesa të mjekëve e të infermierëve e se janë duke bërë përpjekje në këtë drejtim, që të shtohet stafi.

”Qëllimi i takimi ishte rishikimi i planeve tona. Të rishikojmë infrastrukturën, pajisjet mbrojtëse për personel shëndetësor dhe material shpenzues dhe shtimin e stafit infermier. Ne do të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve sepse numri i pacienteve në klinika nuk është i madh. Ne kemi takime dhe përgatitemi që çdo pacient të ketë mundësi për trajtim të nevojshëm. Ka mungesa sidomos te anesteziolog, pulmolog. Ka mungesa në nivel QKUK. Pjesa më të madhe e kemi te stafi infermier. Sot edhe zyrtarisht po bëjmë përpjekje për staf shtesë të infermierëve. Trupat profesionale janë dukë bërë përpjekje që të rikthejnë në funksion pajisjet”, shtoi tutje Krasniqi.

Sa i përket dëmtimit të pajisjeve, Krasniqi tha se janë duke pritur për vlerësimin e dëmeve, ndërsa furnizimi me barna ai thotë se është më i miri.

Për çrregullime, drejtori tha se po paraqiten probleme pasi shumë lëndë kanë qenë të patrajtuara nga OSHP.

“Ende nuk kemi vlerësim të dëmeve në pajisje. Sa i përket pacienteve për mundësinë e marrjes së shërbimeve derisa të rikthehet në funksion. Ne po presim deri sa të bëhet vlerësimi dhe ministri është shumtë i angazhuar të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme. Furnizimi me barna është më i miri i mundshëm në ShSKUK. Çrregullimet që po na paraqiten janë sepse një numër i lëndëve kanë qenë të patrajtuara në nivel të OSHP. Dhe çështjet me infrastrukturë ligjore”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)