Onkologjinë e mori uji – Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri do t`i trajtojë pacientët kosovar me kancer

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 13:36
Onkologjinë e mori uji – Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri do t`i trajtojë pacientët kosovar me kancer

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e kancerit tash e tutje mund të marrin trajtime në spitali ne Shqipërisë për shkak se Onkologjia është ëprfshirë nga uji si pasojë e reshjeve atmosferike.

Kjo është bërë e ditur nga vet ministri i Shëndetësisë së Kosovës Rifat Latifi.

Sipas MSh-së, Latifi, ka pranuar sot mbështetjen nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, për trajtinin e pacientëve kosovar me radioterapi.

Me këtë rast, ministri Latifi falënderoi homologen e tij Manastirliu për mbështetjen e dhënë për këta pacientë.

Në letrën e ministres Manastirliu, thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen për situatën e krijuar në Klinikën e Onkologjike të Shërbimit Spitalor të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka pranuar sot mbështetjen nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë, znj. Orgeta Manastirliu, për trajtinin e pacientëve kosovar me radioterapi.
Me këtë rast, ministri Latifi falënderoi homologen e tij znj. Manastirliu për mbështetjen e dhënë për këta pacientë.
Në letrën e ministres Manastirliu, thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen për situatën e krijuar në Klinikën e Onkologjike të Shërbimit Spitalor të Kosovës, dhe gjendemi pranë në këtë situatë të krijuar si pasojë e kushteve atmosferike.
“Bazuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm reciprok, por edhe në Marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë, midis Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhr Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë, shprehim angazhimin tonë maksimal për të krijuar mundësinë e trajtimit të pacientëve nga Kosova në njësinë tonë të Radioterapisë”, thuhet në letër. Në këtë kuadër, thuhet në vazhdim të letrës, po përvijohet një plan i përbashkët pune në nivel teknik për të mindësuar plotësimin e nevojave të përcjella nga Shërbimi i Onkologjisë së Kosovës në përputhje me mundësitë e Shërbimit Onkologjikë Tiranë, sipas prioriteteve të përcaktuara nga specialistët e dy vendeve dhe kapaviteteve të Shërbimit.
“Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e Republikës së Shqipërisë, ka nderin të paraqesë edhe një herë konsideratën e saj më të lartë për Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe të shprehë gatishmërinë e saj për çdo ndihmë e komunikim në ditët në vazhdim”, përfundon letra mbëshetëse e ministres Manastirlu dërguar ministrit Latifi.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/356266090010546

(Kosova Sot Online)