Arrestohen dy persona të kërkuar

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 15:26
Arrestohen dy persona të kërkuar

Në bazë të urdhëresave aktive njësitet policore në  Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar dy persona për të cilët kishte urdhëresa të lëshuara nga Gjykata kompetente.

“Sipas urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari, N. H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar  për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor “, i njëjti pas kryerjes se obligimeve ndaj gjykatës  është liruar.

Po ashtu sipas urdhëresës aktive në Mitrovicën e Jugut, është arrestuar i dyshuari, F. A., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar  për veprën penale “Shantazh“, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore  është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)