Mbrojtja e afërt e Kurtit duke u larë në një pishinë, raportohej se Kryeministri është diku tjetër në Greqi
Albin Kurtit kanë nisur t’ia numërojnë ditët e qëndrimit në Greqi. Atje ka shkuar para më shumë se një jave për një simpozium dhe raportohej se po qëndronte në një resort luksoz, në Athinë. Sot janë publikuar fotografi të mbrojtjes së tij të afërt në një hotel disa kilometra larg Athinës, ku mendohej së është Kryeministri.
Kryeministri Albin Kurti po qëndron prej ditësh në Greqi, ndërsa është raportuar se ai është akomoduar në resortin “Grand Resort Lagonisi” në Athinë. Për të disatën herë radhazi, Kurti po merr pjesë në Simpoziumin Symi.
Mbrojtja afërt e kryministrit Kurti, sipas fotografive të publikuara në rrjete sociale, gjendet në një pishinë të një hoteli në qytetin grek Sourpi.
Nuk dihet nëse Kurti është akoma në resortin ku po qëndronte për punimet e Symi Simposioumit, sepse vendi ku tani duket se janë rojët e tij, është disa orë larg Athinës.

Në fotografitë të cilat janë publikuar nga “Demokracia”, sigurimi i afërt dhe shoferi i Kurti shihen duke shijuar pishinën e një hoteli, lokacionin e të cilit e kanë bashkëngjitur në fotografi.
Fotografi të publikuara nga Demokracia.com
Më 6 korrik, Zyra e Kryeministrit Kurti njoftoi se ai gjendet në Athinë, në Tryezën vjetore të 26-të, të organizuar nga “The Economist”, ku Kurti me fillim ishte panelist.
ZKM-ja njoftone para më shumë se një jave se Kurti ishte takuar në Athinë me Francis Fukuyamën, teoricienin nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike.
Këtë të hënë, Zyra e Kurtit njoftoi se Kryeministri po merrte pjesë në Simpoziumin Symi, në Athinë.
Nuk dihet se kur Kryeministri Kurti do të kthehet nga Greqia, të cilën e ka vizituar disa herë prej që është në krye të Qeverisë.
Shkuarja e Kurtit në Greqi, kishte nxitur reagime edhe vitin e kaluar. Gjatë korrikut të vitit 2021, Kryeministri po kritikohej se ishte zhdukur derisa po ndodhnin helmime masive nga uji në Decan. Zëdhënësi i Qeverisë kishte njoftuar se Kurti është në Athinë dhe po merrte pjesë për herë të katërt në Simpoziumin Symi.
(Kosova Sot Online)
