Grenell mban fjalim para studentëve të Shkencave Politike në Beograd

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 17:53
Grenell mban fjalim para studentëve të Shkencave Politike në Beograd

Ish-ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar për vizitë në Serbi.

Gjatë këtij qëndrimi, ai ka vizituar edhe Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

I njëjti është parë duke folur para studentëve të këtij departamenti.

Grenell ka qenë syri dhe veshi i ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump, për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ishte vendosur edhe në krye të Inteligjencës Kombëtare si pjesë e Kabinetit të ish-Presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.

Kujtojmë se detyrën e tij të ndërmjetësimit në procesin e dialogut aktualisht e moderon i ngarkuari i BE-së për dialog, Miroslav Lajcak.

(Kosova Sot Online)