Avokati i Kadri Veselit: Gjykimi mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 18:25
Avokati i Kadri Veselit: Gjykimi mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet

Sipas Ben Emersonit, avokat i Kadri Veselit, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së “mund të zgjasë 5 deri në 7 vjet”.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte nga Zyra e Prokurorit Special, janë shfaqur sot në konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes.

 

Mbrojtja e Veselit ka akuzuar prokurorinë se po e zvarrit procesin dhe që po shkakton pengesa.

“Nuk e kam për detyrë të detyrojë prokurorinë të sillet ashtu siç duhet, por e kam detyrë ta mbrojë klientin tim, të fillojmë me çështjen në kohën e duhur. Nuk shohim gatishmëri nga Prokuroria për t’i dhënë ecuri këtij procesi. Mbrojtja nuk ka më çfarë të bëjë”, ka thënë Emerson në konferencën e sotme.

“Është Prokuroria ajo që po shkakton pengesa sepse nuk e dinë cilët dëshmitarë do të dëshmojnë. Do t’i vendosin në listë për të dhënë dëshmi dhe t’ua japin gjysmën e kohës për t’i bërë rrëfimet e tyre. Kjo nuk është Prokurori profesionale. Ju ftoj të caktoni afat, të paktën 7 ditë para konferencës së ardhshme për listat e dëshmitarëve”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)