Avdiu: Fryma e Albin Kurtit ende mbizotëruese në Kosovë, opozita ka figura të vjetra

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 21:13
Avdiu: Fryma e Albin Kurtit ende mbizotëruese në Kosovë, opozita ka figura të vjetra

Analistja Zana Avdiu ka thënë se në Kosovë ende mbizotëron fryma pro Albin Kurtit.

Ajo ka thënë se kjo vjen si pasojë e figurave të diskredituara që mbajnë drejtimin e udhëheqësve të opozitës.

Sipas saj, ata duhet ta lirojnë rrugën për figura të reja, që janë të pranueshme nga qytetarët, për ta ndryshuar kursin e disponimit politik në vend.

“Është fakt, është fryma e Albin Kurtit në Kosovë. Partive opozitare nuk po u dëgjohet zëri hiç, zero, zero.  Liderët e partive opozitare duhet t’u lëshojnë rrugë figurave të reja, që janë të mira dhe të pranueshme për qytetarët”, ka thënë Avdiu.

 

(Kosova Sot Online)