U fut në det për të shpëtuar dy të mitur, ky është 18-vjeçari i mbytur në Durrës

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 15:39
U fut në det për të shpëtuar dy të mitur, ky është 18-vjeçari i mbytur në Durrës

Anri Kashiku, 18 vjeç gjeti vdekjen në det, ndërsa u përpoq të shpëtonte dy të mitur.

Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të enjte në Durrës në Zonën e Bisht Pallës.

Dy adoleshentët po rrezikonin të mbyteshin, kur në ndihmë të tyre shkoi 18-vjeçari. Dy 15-vjeçarët u nxorën nga uji dhe menjëherë u dërguan në spital, por nuk po dukej më asnjë gjurmë nga i riu i cili u shkoi në ndihmë.

Në vendngjarje shkoi menjëherë edhe policia, e cila njoftoi pak kohë më vonë se kishte arritur të gjente trupin e pajetë të 18-vjeçarit pas disa orësh.

(Kosova Sot Online)